<legend id="h4sia"></legend><samp id="h4sia"></samp>
<sup id="h4sia"></sup>
<mark id="h4sia"><del id="h4sia"></del></mark>

<p id="h4sia"><td id="h4sia"></td></p><track id="h4sia"></track>

<delect id="h4sia"></delect>
  • <input id="h4sia"><address id="h4sia"></address>

    <menuitem id="h4sia"></menuitem>

    1. <blockquote id="h4sia"><rt id="h4sia"></rt></blockquote>
      <wbr id="h4sia">
    2. <meter id="h4sia"></meter>

      <th id="h4sia"><center id="h4sia"><delect id="h4sia"></delect></center></th>
    3. <dl id="h4sia"></dl>
    4. <rp id="h4sia"><option id="h4sia"></option></rp>

        Pekini raporton temperatura rekord të ajrit për fillimin e marsit
        2023-03-08 11:03:28

                Foto nga VCG

        Pekini raportoi të hënën një temperaturë rekord të lartë të ajrit për fillimin e marsit, 23 gradë Celsius në orën 15:14, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 22.3 gradë Celsius të vendosur më 10 mars 2008.

        Sipas Shërbimit Meteorologjik të Pekinit, rritja e temperaturës në qytet do të vazhdojë deri më 10 mars dhe temperaturat maksimale të ajrit do të lëvizin nga 18 deri në 20 gradë Celsius çdo ditë, bën të ditur “Xinhua”.

        Qendra Kombëtare Meteorologjike ka parashikuar se disa zona të Kinës qendrore dhe lindore do të thyejnë rekordet lokale të temperaturës së ajrit për fillimin e marsit.

        Ndërsa temperaturat në rritje kanë çuar në një përqendrim të lartë të polenit në Pekin, autoritetet meteorologjike kanë këshilluar që personat me alergji sezonale duhet të marrin masa paraprake në ambiente të jashtme. (Elona)